Shala: Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, është e ulët kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kurtit

12:16 | 28 Dhjetor 2023
shala:-shpifjet-ne-drejtim-timin-dhe-familjes-nuk-kalojne,-eshte-e-ulet-kur-del-nga-kabineti-dhe-njerez-te-afert-te-kurtit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar ashpër sot pas disa deklarimeve se familjarët e tij janë punësuar në disa pozita në organe shtetërore.

Shala e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është tërësisht e pavërtetë.

Ai ka akuzuar kabinetin e Kurtit duke thënë se “shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti”.

“Në mungesë të argumenteve profesionale, të zënë mes skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, po vazhdojnë me të vetmin mjet që ata dijnë dhe kanë; shpifjet dhe propagandën. Kësaj radhe në drejtim timin, duke mos kursyer as familjen time. Shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të Kryeministrit Kurti. Një foto e shpërndarë me emrin tim, duke aluduar në pjesëtarë të familjes sime dhe pozitat e tyre nëpër organe shtetërore, është tërësisht e pavërtetë, deri në absurditet”, ka shkruar Shala.

Shkrimi i plotë:

Komento: