Shala: Skandali i Qeverisë me rezervat shtetërore është tejet i rëndë, këtë e dijnë edhe Kurti e Rozeta

19:08 | 18 December 2024
shala:-skandali-i-qeverise-me-rezervat-shteterore-eshte-tejet-i-rende,-kete-e-dijne-edhe-kurti-e-rozeta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh se për shkeljet ligjore e procedurale në këtë proces ishin në dijeni edhe ministrja e kryeministri.

”Gjatë këtij mandati, vazhdimisht kam alarmuar se skandali i Qeverisë Kurti me rezervat shtetërore është tejet i rëndë. Për shkeljet ligjore e procedurale në këtë proces ishin në dijeni edhe ministrja e kryeministri”, ka shkruar Shala.

Prandaj, ata kanë përgjegjësi politike e ligjore për këtë skandal korrupsioni, ka shtuar më tutje deputeti i PDK-së.

Komento: