Shala tregon se çfarë solli letra e Trump

22:07 | 18 Dhjetor 2018

Për çështjen e letrës dërguar nga Trump për Thaçin,ka folur edhe Blerim Shala.

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se letra e Presidentit të SHBA, drejtuar presidentit të Kosovës tregon miqësinë që kanë Amerika dhe Kosova.

Shala ka thënë se letra e Trump i jep fund spekulimeve që SHBA ka ndryshuar karshi Kosovës.

“ Kjo tregon se edhe presidenti i tanishëm e ka vëmendjen të Kosova. Kjo tregon se SHBA vazhdon ta mbështes Kosovën dhe ta sheh si mike. Me këtë letër Trump i ka dhënë fund spekulimeve”, ka thënë Shala

Ai ka treguar se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojnë me një njohje reciproke.

Komento: