Shala: “Trepça” drejt falimentimit si pasojë e keqqeverisjes

18:13 | 30 Korrik 2024
shala:-“trepca”-drejt-falimentimit-si-pasoje-e-keqqeverisjes


Ish-drejtori i ndërmarrjes “Trepça”, Ferat Shala, deklaroi se Kurti erdhi në pushtet me premtimin se mos investimi në “Trepçë” është krim, tani po ndodh e njëjta.

Sipas tij, kjo ndërmarrje po shkon drejt falimentimit si pasojë e keqqeverisjes.

“Që nga paslufta Trepça nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë, edhe pse kryeministri pati deklaruar se mos investimi në këtë ndërmarrje është krim dhe tani po ndodhë pikërisht kjo. Ndërmarrja po shkon drejt falimentimit si rezultat i keqqeverisjes duke e përbuzur çdo nismë të kësaj ndërmarrjeje”, theksoi Shala.

Shala thotë se ndalimi i punës së minatorëve shkakton rreth 1 milion euro humbje në muaj.

Ai theksoi se pushteti aktual përveç punësimit të militantëve të VV-së s’ka bërë asgjë tjetër.

“Mospuna krijon humbje rreth 1 milionë euro në muaj. Qeveria ka mashtruar,  duke premtuar rreth 70 milionë euro investime për katër vite e s’ka bërë asgjë përveç i ka vendosur persona që s’kanë profesionalizim, por militantë të VV-së e klaneve të tyre”, tha Shala.

Komento: