Shala: UÇK-ja është simbol i lirisë, krenari dhe identitet kombëtar

23:38 | 22 October 2024
shala:-uck-ja-eshte-simbol-i-lirise,-krenari-dhe-identitet-kombetar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës  është simbol i lirisë,  krenari dhe identitet kombëtar.

Ai në Facebook ka postuar një fotografi me Kadri Veselin, Lulin e UÇK-së, duke thënë se kjo usjtri është projekti më madhor i shqiptarëve.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet. Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit, kurorëzim i përpjekjeve ndër vite për liri e pavarësi të Kosovës”, ka shkruar Shala.

Komento: