Shala: VV-ja po ikë nga Komisioni Hetimor, funksionalizimi i tij do të shfaqte skandalet me rezervat shtetërore

08:35 | 19 Dhjetor 2023


Lidhur me bojkotin e VV-së partitë opozitare kanë qenë kritikë për këtë qëndrim të deputetëve të pushtetit.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se deputetët opozitar po ikin, pasi ky komision do shfaqte keqpërdorimin me rezervat.

Ai tha për Front Online se tash e katër muaj nuk po vihet në funksion komisioni në fjalë.

Përkundër asaj që e kanë votuar në Kuvend ata nuk janë të interesuar që ta funskionalizojnë komisionin, kjo do e shpërfaqte në mënyrë transparente çështjen e keqpërdorimit të rezervave prandaj. Kjo është taktikë e tyre, po bëhen katër muaj që ky komision nuk po vihet në funksion dhe po ikin VV-ja”, u shpreh Shala.

Komento: