Shantazhoi viktimën me publikim të fotografive intime, arrestohet një person në Prishtinë

08:54 | 24 Janar 2024
shantazhoi-viktimen-me-publikim-te-fotografive-intime,-arrestohet-nje-person-ne-prishtine

Një person është arrestuar nga organet kompetente pasi dyshohet të ketë shantazhuar një viktimë, femër kosovare.

Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:20, në Rrugën B.

I dyshuari kishte shantazhuar viktimën me publikim të fotografive intime, raporton Indeksonline.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Shantazh”./Front Online

Komento: