Shaqiri e Xhaka bashkohen me Zvicrën, pritet të luajnë kundër Kosovës

18:01 | 04 Shtator 2023

Futbollistët e Zvicrës janë grumbulluar të hënën në mesditë në Valais për t’u përgatitur për dy ndeshjet e këtij muaji.

Të shtunën Zvicra luan me Kosovën në “Fadil Vokrri”. Xherdan Shaqiri ka udhëtuar përmes Frankfurtit për në Gjenevë, ka njoftuar Blick.

Në hotelin e përfaqësueses ai ka arritur pa bagazh. Sipas “Blick”, bagazhi i Shaqirit do të jetë në hotel deri në mbrëmje, pasi bartja e tij është vonuar rrugës.

Granit Xhaka e Ardon Jashari ishin të fundit që u paraqitën në hotelin e përfaqësueses helvetike. Është ftuar edhe Uran Bislimi.

Komento: