Koronavirusi ka prekur gjithë botën, duke bërë që edhe futbolli në gjithë botën t’i pezullojë të gjitha aktivitetet.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe pjesa tjetër e lojtarëve së bashku me trajnerin e Zvicrës kanë vendosur të heqin dorë nga shpërblimet që do të duheshin të merrnin nga Federata.
Rreth 1 milionë franga do t’i lënë në arkat e Federatës së Zvicrës për të ndihmuar pas krizës që po kalon futbolli pas përhapjes së koronavirusit.
“Në periudha si kjo duam që të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ndeshjet e vështira fitohen të gjithë bashkë”, ka thënë trajneri i helvetikëve, Vladimir Petkovic.
“Me këtë gjest kemi dashur që të japim një sinjal solidariteti dhe të tregojmë afirmitetin tonë me Federatën Zviceriane të Futbollit”, ka shtuar kapiteni i Kombëtares, Stephan Lichtsteiner.