Ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri edhe një herë është përgjigjur në përpjekjet për provokim të gazetarëve serbë.
Pas ndeshjes ndaj Portugalisë, ylli shqiptar i Zvicrës ka dhënë intervista të shumta.
Dhe në zonën miks është ndalur edhe nga gazetarët serbë.
Natyrisht nuk kanë munguar përpjekjet për ta nxjerrë Shaqirin nga kontrolli.
Gazetari i sportal .rs e ka pyetur se pse ka heshtur tifozët pas golit ndaj Serbisë.
“Vetëm e kam bërë punën time. Kam dhënë gol, ishte hera e dytë. Në rregull”, është përgjigjur Shaqiri. “Dy herë, dy herë”, ka përsëritur Shaqiri kur ka kuptuar se ka të bëjë me provokatorët serbë.