Shaqiri merr lajmin e madh

14:31 | 26 July 2019

Xherdan Shaqiri do të jetë pjesë e planeve të Liverpoolit edhe për edicionin e ri .

Edicioni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për Liverpoolin që fitoi Ligën e Kampionëve dhe u shpall nënkampion i Anglisë.

Një ndihmë të madhe ka dhënë edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri. Ai nuk i është bashkuar skuadrën në përgatitjet para-sezonale në SHBA, për shkak të lëndimit.

Për Shaqirin dhe të lënduarit tjerë ka folur edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp. “Xherdan Shaqiri duhet të jetë gati për trajnime dhe pastaj shpresoj se do të jetë në gjendje të luajë. Ai dhe Keita janë lojtarë të rëndësishëm për ne”, deklaroi Klopp.

Trajneri gjerman ka shtuar se e konsideron Shaqirin si pjesë të projektit dhe nuk mendon ta largojë, edhe pse është folur se do të largohet gjatë verës.

Komento: