Shaqiri mund të shpallet si transferimi më me ndikim Ligën angleze – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shaqiri mund të shpallet si transferimi më me ndikim Ligën angleze

15:09 | 07 Janar 2019

Xherdan Shaqiri padyshim se ishte një prej transferimeve më të qëlluara të verës.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, që kaloi nga Stoke City te Liverpooli në afatin kalimtar veror, është shndërruar në një nga lojtarët kyç të Liverpoolit.

Shaqiri, që iu desh të luftojë për një vend në formacion, tashmë ka filluar të fitojë besimin e trajnerit Jurgen Klopp.

Anësori i kombëtares së Zvicrës, ishte heroi i të kuqve ndaj ‘Djajve të Kuq’, në derbin e madh të Anglisë, ku i shënoi dy gola.

27-vjeçari në Premierligë ka qenë mjaft produktiv, me 6 gola e 2 asiste në 16 paraqitje, kurse në total ka 6 gola e 3 asiste në 20 ndeshje.

Në faqen zyrtare të Sky Sports në ‘Twitter’, është postuar një anketë ku mund të votohet për transferimin e verës me më së shumti ndikim deri tani.

Përveç Shaqirit, aty janë edhe portieri i Liverpoolit, Alisson, mesfushori i Leicesterit James Maddison, si dhe Lucas Torreira i Arsenalit.

Për Shaqirin mund të votoni Sky Sports në Twitter.

Komento: