Shaqiri shkarkoi Mourinhon ? Vjen deklarata e papritur e yllit kosovar

16:04 | 21 Dhjetor 2018

Xherdan Shaqiri, ka zbuluar se si një numër shokësh të tij po e fajësojnë atë për shkarkimin e trajnerit të Manchester Unitedin Jose Mourinho, pasi që sipas tyre golat e Shaqës çuan në largimin e portugezit përcjell ORAinfo.

Duket se humbja ndaj Liveroopit rezultoi si e fundit e Mourinhos si menaxher i Unitedit, pasi që Ole Gunnar Solskjaer u emërua si i përkohshëm në vendin e tij.

Për rolin që ai luajti në një largim të Mourinhos nga Old Trafford, Shaqiri tha për The Guardian: “Kam pasur shumë mesazhe nga miqtë e mi kur ka ndodhur ai shkarkim

“Ka pasur shumë mesazhe të mira për lojën në fillim dhe më pas, kur doli lajmi për Mourinhon, kisha mesazhe duke thënë: ‘Kjo është faji yt!’ Por ky është futbolli, ndodh ndonjëherë.

“Unë nuk mendoj se ishte vetëm për shkak se ne fituam atë lojë që United dëshironte të ndryshonte menaxherin e tyre.

“Ka pasur arsye të tjera, por kjo do të thotë se ajo lojë të jetë edhe në historinë time”, ka thënë Shaqiri.

Ndërsa United është duke u përgatitur për të bërë një fillim të ri, Liverpooli po kalëron lart në krye të tabelës së Premier Ligës./ORAinfo/

.

Komento: