
Zvicra shënoi fitore në shtëpi ndaj Irlandës Veriore me rezultat 2 – 0.
Në këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri ishte kapiten, pavarësisht që nuk shënoi, zhvilloi ndeshje të mirë, shkruan lajmi.net.
Por, momenti më interesant ishte kur po jepte intervistën pas ndeshjes, ku një tifoz i dhuroi Shaqirit një fanellë me logon e UÇK-së.
Por, televizionit RSI kjo nuk i ka pëlqyer që në Twitter ka shkruar:
“Episodi i pakëndshëm në fund të ndeshjes në Zvicër: një spektator i vuri një xhaketë Shaqirit me një simbol që përshkruante UÇK -në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të përfshirë nga OKB -ja në listën e organizatave terroriste”, shkroi televizioni.
Kujtojmë, se Shaqiri me prejardhje është nga Gjilani.
Shikoni videon KËTU