
Haki Shatri, ish ministër i ekonomisë, mungesën e investimeve kapitale nuk po e sheh befasuese nga Qeveria “Kurti”, duke theksuar se këta të fundit po merren me probleme tjera.
Shatri për “Front Online” thotë se Qeveria mjetet e pashfrytëzuara për investime kapitale do t’i ridestinoj për subvencione për qëllime elektorale, për marrjen e votave.
“Nuk është befasi kjo, që tri-katër vjet njëjtë e ka kjo Qeveri këtë punën e investimeve dhe zhvillimeve e kanë lënë pas dore dhe po merren me probleme të tjera. Megjithëse tre mujori i parë nuk është bash indikator që përcakton tërë dinamikën e tërë vitit se buxheti hynë në fuqi me 1 janar por përgatitjet fillojnë dhe marrin kohë për projekte të reja. Kjo qeveri kështu po funksionon, me vonesa dhe në fund këto mjetet për investime kapitale i ridestinojnë për subvencione për qëllime elektorale, për marrjen e votave”, theksoi ai.
Shatri thotë se mos implementimi implementimi i investimeve kapitale shkon në dëm të ekonomisë së vendit
“Mos implementimi i investimeve kapitale shkon në dëm të ekonomisë së vendit sepse paratë mbesin të bllokuara, nuk hyjnë në qarkullim, shumë kompani që kishin me punu në mënyrë zingjirore ngjiten me punën e kompanive tjera të cilat janë të ndërlidhura në proces të investimeve. Pra një varg kompanishë bllokohen ose mbesin pa punë, ndërkohë që paratë rrijnë kot, të bllokuara. Kësisoji nuk kontribohet në zhvillim të vendit”, theksoi Shatri. /FrontOnline/