Shatri: Tekstet e publikuara nga ‘Libri Shkollor’, nuk janë shitur

13:01 | 26 Korrik 2024
shatri:-tekstet-e-publikuara-nga-‘libri-shkollor’,-nuk-jane-shitur

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore interviston dëshmitarët nga shtëpitë botuese “Libri Shkollor”, “Albas” dhe “Dukagjini”.

Bajram Shatri, drejtor i Shtëpisë Botuese ‘Libri Shkollor’, në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore, ka folur për aktivitetin e kësaj shtëpie botuese në botimin e distribuimin e librave dhe mjeteve mësimore.

Ai, për shtëpinë botuese që e udhëheq, tha se vepron si SHPK dhe aktiviteti i saj ka qenë shumë i mirë deri në vitin e fundit.

“‘Libri Shkollor’ si institucion është themeluar në 1998 dhe vepron si ShPK, deri në vitin e fundit kemi qenë shumë mirë me tekstet shkollore në vitet e fundit jemi shumë dobët me tekste shkollore kështu që ky tender ka qenë për neve formalisht dhe i pa suksesshëm”, ka thënë Shatri.

Ndërkaq për shitjen e teksteve shkollore, Shatri tha se nga ‘Libri Shkollor’ janë botuar tekste alternative dhe që nuk kanë pasur shitje, thuajse fare, për shkak, siç tha ai, çmimit të lartë të teksteve, sidomos ato në gjuhën turke.

“Tekstet tona, të cilat i kemi pasur në gjuhën shqipe shumë pak, janë kryesisht në gjuhën turke, nuk janë shitur thuajse fare, sepse çmimi i teksteve ka qenë i lartë”, tha Shatri, derisa sqaroi arsyen e vënies së çmimit të lartë të teksteve shkollore.

Komento: