Shatri: “Vetëvendosja” me përralla parazgjedhore mashtroi votuesit

11:14 | 29 Shtator 2024
shatri:-“vetevendosja”-me-perralla-parazgjedhore-mashtroi-votuesit

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka kritikuar pushtetin aktual se ka shkelur premtimin për mos punësimin e familjarëve në institucione.

Shatri thotë për “Front Online” se me këtë premtim “Vetëvendosja” ka bërë humor për ta fituar pushtetin.

Tutje, Shatri tha se votuesit pushteti aktual janë të zhgënjyer.

 

“Nepotizmi nuk është i mirë për shoqërinë. Me premtimin që s’kanë me i punësuar familjarët kanë bërë humor për me marr pushtetin tani me i ndërruar fjalët. Ato kanë qenë përralla parazgjedhore, ju ka ardh dita le të shfrytëzojnë. Votuesit janë të zhgënjyer me këtë qeveri se këta kanë bërë ndryshime për të keq”, u shpreh Shatri.

VV-ja nis fuqishëm fushatën e “punësimit të familjarëve” para zgjedhjeve – FrontOnline

Komento: