SHBA dhe aleatët e Gjirit mbështesin Bordin e Paqes, kërkojnë çmilitarizimin e Gazës për të mundësuar rindërtimin

16:35 | 26 Qershor 2026
shba-dhe-aleatet-e-gjirit-mbeshtesin-bordin-e-paqes,-kerkojne-cmilitarizimin-e-gazes-per-te-mundesuar-rindertimin

Në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, është mbajtur Takimi Ministror ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i bashkëkryesuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm i Bahrejnit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të GCC-së, u diskutuan çështje kyçe të sigurisë rajonale, përfshirë Iranin, Gazën, Sirinë dhe Libanin, si dhe u riafirmua partneriteti strategjik SHBA-GCC.

Ministrat aty riafirmuan mbështetjen e tyre për Planin Gjithëpërfshirës të Presidentit Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, i cili është miratuar përmes Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Komento: