SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme pasi dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani

16:05 | 19 Korrik 2026
shba-dhe-irani-shkembejne-sulme-pasi-dy-ushtare-amerikane-u-vrane-ne-jordani

SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer sulme për ditën e tetë radhazi, pasi një sulm iranian ndaj një baze në Jordani vrau dy ushtarë amerikanë dhe la një tjetër të zhdukur, shkruan BBC.

Mediat iraniane raportuan se gjatë natës u godit një central bërthamor në ndërtim e sipër në qytetin jugperëndimor të Darkhoveynit, si dhe ishulli Qeshm. Ndërkohë, në Kuvajt, një central i energjisë elektrike dhe impiant i ujit u godit për herë të dytë, thanë zyrtarët vendas.

Më vonë të dielën, tre raketa iraniane u rrëzuan nga ushtria jordaneze, ndërsa një e katërt ra në një zonë të largët, njoftoi agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve. Kjo ndodhi pas një paralajmërimi të SHBA-së se porti jordanez i Akabës mund të ishte objektiv sulmi.

SHBA-ja dhe Irani kanë shtuar sulmet ndaj njëri-tjetrit ditët e fundit, ndërsa të dyja palët akuzohen se kanë goditur infrastrukturë kritike.

Washingtoni ka rivendosur gjithashtu bllokadën ndaj porteve iraniane, ndërsa Teherani e ka shpallur të mbyllur Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e naftës – pasi armëpushimi paraprak mes palëve u shemb më pak se një muaj pasi kishte hyrë në fuqi.

Komento: