SHBA i jep 350 milionë dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës

09:58 | 26 Shkurt 2022

SHBA ndihmon Ukrainën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, së fundmi ka udhëzuar se Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, që të japë deri në 350 milionë dollarë mbështetje të menjëhershme për sigurinë dhe mbrojtjen e Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një vendim i tillë është marrë në orët e vona të mbrëmjes së të premtes dhe është publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë në lidhje me këtë vendim pritet që Departamenti i Shtetit pritet të dalë me një tjetër deklaratë.

Ky njoftim vjen pas një telefonate 40-minutëshe midis Biden dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës ata diskutuan “ndihmë konkrete për mbrojtjen”./Lapsi.al/

Komento: