SHBA identifikon ushtarin e vrarë gjatë operacionit në Irak

16:15 | 21 Korrik 2026
shba-identifikon-ushtarin-e-vrare-gjate-operacionit-ne-irak

Pentagoni ka identifikuar ushtarin amerikan që u vra në Irak më 19 korrik.

Bëhet fjalë për rreshterin Michael Emmanuel Swinton, 30 vjeç, nga Fayetteville, Karolina e Veriut, i cili humbi jetën gjatë një “shpërthimi të kontrolluar” të një droni iranian pa pilot, i cili kishte rënë në bazën ajrore Erbil në Irak.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se incidenti është ende nën hetim.

Komento: