ShBA-ja i kërkon Serbisë të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

16:36 | 08 Korrik 2024
shba-ja-i-kerkon-serbise-te-perfundoje-hetimin-per-vrasjen-e-vellezerve-bytyqi

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller, ka bërë të ditur se i kërkojnë Sërbisë që të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe”.

“Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar Miller. /Klankosova.tv

Komento: