SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë

22:42 | 11 March 2022

SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten, më 11 mars, se SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të fuqishme”, shkroi presidenti Biden në Twitter.

“Por ne nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore”, shkroi presidenti amerikan.

Të premten Biden zhvilloi një konferencë për media ku foli për sanksionet e reja ndaj Rusisë.

Komento: