
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar sot, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, duke kërkuar që autorët e sulmit të mbahen përgjegjës.
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada amerikane ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të 24 shtatorit 2023.
“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet në postimin e ambasadës.