ShBA jep donacion 6 milionë dollarë për Gjyqësorin e Kosovës

14:33 | 21 Mars 2024
shba-jep-donacion-6-milione-dollare-per-gjyqesorin-e-kosoves

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë donacion 6 milionë dollarë për audio incizime për Gjyqësorin e Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga Ndihmës Sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, gjatë takimit me përfaqësuesit e sistemit Gjyqësor.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Robinson ka zhvilluar takim edhe me presidenten, Vjosa Osmani, teksa ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës në fushën e sigurisë, raporton teve1.info.

Kujtojmë se zyrtari i lartë amerikan sot ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Komento: