SHBA mbledh aleatët kundër ekstremizmit të majtë, ministri Ferit Hoxha mes pjesëmarrësve

14:05 | 18 Korrik 2026
shba-mbledh-aleatet-kunder-ekstremizmit-te-majte,-ministri-ferit-hoxha-mes-pjesemarresve

Shqipëria me ministrin e punëve të jashtme Ferit Hoxha u bë pjesë e një takimi iniciuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio për shqetësimin e të majtës ekstreme.

U bënë bashkë udhëheqës nga më shumë se 60 vende në përpjekjen më të fundit të administratës Trump për të frenuar atë që e quan “terrorizëm politik të së majtës” një çështje kryesore për republikanët në prag të zgjedhjeve të mes-mandatit, raporton Topchannel,

Ky takim vjen pas një kabllogrami dërguar 20 ambasadave amerikane mes tyre edhe asaj në Tiranë ku kërkohej informacion për grupe të ekstremit të majtë në këto vende.

Sipas Asociated Press këto deklarata të gjera për “rritjen alarmante” të dhunës politike nga e majta, prej sekretatit Rubio dhe zyrtarë të tjerë amerikanë paraqiten një tablo e zymtë të së ardhmes nëse “komunistët dhe marksistët”, nuk mposhten.

Sekretari Rubio u bëri thirrje zyrtarëve të pranishëm – kryesisht nga vendet evropiane dhe ato të Amerikës Latine – të bashkojnë forcat për ta trajtuar këtë çështje, të cilën ai e cilësoi si një “pikë të verbër” në doktrinën kundër terrorizmit.

“Shumë njerëz në pozita pushteti kanë minimizuar vazhdimisht aktet e dhunës, madje edhe terrorizmin, duke i konsideruar ato forma legjitime të shprehjes politike, për sa kohë që i shërbenin një kauze të majtë. Një bombë e vendosur nga një grup neo-nazist është ‘një akt i lig dhe vrasës i së keqes. Dhe ashtu është. Po një bombë e vendosur nga një revolucionar marksist? Epo, ajo konsiderohet thjesht një teprim tragjik i idealizmit”, shprehet Rubio.

Komento: