ShBA me ultimatum ndaj Europës: Duhet të merrni kontrollin e NATO-s brenda vitit 2027

08:56 | 06 Dhjetor 2025
ShBA me ultimatum ndaj Europës: Duhet të merrni kontrollin e NATO-s brenda vitit 2027

Shtetet e Bashkuara duan që Europa të marrë përsipër shumicën e aftësive mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027. Kështu kanë bërë me dije zyrtarët e Pentagonit të cilët ia kanë bërë me dije diplomatëve në Uashington, një afat i shkurtër që disa zyrtarëve evropianë u duk jorealist.

Mesazhi, i dhënë nga pesë burime të njohura përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë të stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve europiane.

Zhvendosja e kësaj barre nga SHBA-të tek anëtarët evropianë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si Shtetet e Bashkuara, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, bashkëpunojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë.

Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me hapat që Europa ka bërë për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse që nga pushtimi i zgjeruar i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët amerikanë u thanë homologëve të tyre se nëse Evropa nuk e përmbush afatin e vitit 2027, SHBA-të mund të ndalojnë së marrë pjesë në disa mekanizma koordinimi mbrojtës të NATO-s.

Disa zyrtarë në Capitol Hill janë të vetëdijshëm dhe të shqetësuar për mesazhin e Pentagonit për europianët, tha një zyrtar amerikan.

Aftësitë konvencionale të mbrojtjes përfshijnë asete jo-bërthamore nga trupat te armët dhe zyrtarët nuk shpjeguan se si SHBA-të do ta matin progresin e Europës drejt mbajtjes së pjesës më të madhe të barrës.

Gjithashtu nuk ishte e qartë nëse afati i vitit 2027 përfaqësonte qëndrimin e administratës Trump apo vetëm pikëpamjet e disa zyrtarëve të Pentagonit.

Ka mosmarrëveshje të konsiderueshme në Uashington mbi rolin ushtarak që SHBA-të duhet të luajnë në Evropë.

Komento: