ShBA nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë

10:11 | 25 April 2022

Teksa udhëtimi i Blinken dhe Austin në Ukrainë shfaqi premtime për ndihmë ushtarake, zyrtarët kanë theksuar se kjo nuk do të thotë se ShBA po përfshihet drejtpërdrejt në luftën mes shtetit ukrainas dhe atij rus.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se nuk do të ketë trupa amerikane që luftojnë në Ukrainë dhe kjo përfshin qiejt mbi Ukrainë”, tha një zyrtar i mbrojtjes për mediat amerikane, shkruan BBC.

“Kjo vizitë nuk paraqet përfshirje aktuale nga forcat amerikane”, shtoi ai.

Më herët gjatë luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ishte lutur NATO-s të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin e tij, por kjo kërkesë e tij u refuzua.

Komento: