SHBA: Nuk i kërkuam, por e paralajmëruam Iranin të mos i sulmojë trupat tona në rajon

12:33 | 06 Prill 2024
shba:-nuk-i-kerkuam,-por-e-paralajmeruam-iranin-te-mos-i-sulmoje-trupat-tona-ne-rajon

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë paralajmëruar sot Iranin të mos i sulmojë trupat dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Teherani po planifikon t’i përgjigjet një sulmi të dyshuar izraelit nga i cili u vranë shtatë ushtarakë iranianë më 1 prill.

Mohammad Jamshidi, zëvendësi i shefit të zyrës së presidentit iranian tha më 5 prill se Irani i kishte thënë Uashingtonit në një mesazh me shkrim “të qëndrojë larg” Izraelit, ose ndryshe rrezikon të “lëndohet”.

“Në përgjigjen e saj, SHBA-ja i kërkoi Iranit të mos i sulmojë objektet amerikane”, shkroi Jamshidi në rrjetin social X

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth komenteve të Jamshidit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) i hodhi poshtë pretendimet e tij.

“Ne nuk i ‘kërkuam’. Ne iu përgjigjem duke e paralajmëruar Iranin të mos e përdorë këtë si pretekst për t’i sulmuar objektet dhe personelin amerikan”, tha zëdhënësi i DASH-it.

Komento: