SHBA po përgatitet me të madhe për valën e re të COVID 19

19:12 | 08 May 2022

SHBA po bëhet gati për një valë të re të koronavirusit.

Qarkullimi i varianteve të reja të koronavirusit që përhapen më shpejt si Omikroni rrezikon të infektojë 100 milionë amerikanë, gati 1/3 e popullsisë.

Media prestigjioze amerikane si CNN apo Uashington Post citojnë burime të brendshme të administratës Biden, që thonë se zyrtarët po përgatiten për t’u përballur me një valë të re të papërjetuar deri më tani të koronavirusit, gjatë periudhës mes Vjeshtës dhe Dimrit të këtij viti kur edhe moti të ftohet. Kjo pritet të shtojë ndjeshëm edhe numrin e viktimave.

Vala pritet të nisë nga vendet e jugut, sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane dhe të përhapet me shpejtësi drejt veriut e gjithë vendit.

jo është edhe arsyeja pse administrata Biden kërkon 22 miliardë Dollarë fonde shtesë për përballimin e pandemisë. Plani i shpenzimit të fondeve parashikon shumëfishimin e blerjeve të vaksinave dhe shtimin e vendeve të kurimit.

Vala pritet të nisë nga vendet e jugut, sipas burimeve të cituara nga mediat amerikane dhe të përhapet me shpejtësi drejt veriut e gjithë vendit.

Kjo është edhe arsyeja pse administrata Biden kërkon 22 miliardë Dollarë fonde shtesë për përballimin e pandemisë. Plani i shpenzimit të fondeve parashikon shumëfishimin e blerjeve të vaksinave dhe shtimin e vendeve të kurimit.

Komento: