SHBA sanksionon Kosovën, pezullon dialogun strategjik: Shkak veprimet e Qeverisë në detyrë

14:33 | 12 Shtator 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.

Njoftimi është publikuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë. Kjo njoftohet se u bë për shkak shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Ambasada thotë se veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.

Mbetemi të përkushtuar në avancimin e interesave të përbashkëta të përbashkëta nga Shtetet e Bashkuara dhe populli i Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitetin e ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur është e përshtatshme. Ne e dimë këtë një qëllim që e ka prioritet populli i Kosovës”, bëhet e ditur njoftim.

Çka është Dialogu Strategjik?

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, gjatë një vizite që kishte bërë në Kosovë në fillim të vitit, kishte paralajmëruar se dialogu strategjik mes SHBA-së dhe Kosovës do të finalizohej së shpejti.

Pezullimi sipas Ambasadës së SHBA-së është bërë për një kohë të pacaktuar.

Komento: