Shoqata Bjeshkatare, Alpiniste (ShBA) Shkëmbi ka festuar përvjetorin themelimit të shoqatës, pikërisht aty ku filluan pesë vite me parë, në Valbonë.
Në një atmosferë festive kjo shoqatë ka festuar ditëlindjen e pestë të themelimit të shoqatës në vargmalet e Valbonës.
Në këtë ceremonie kanë qenë të pranishëm rreth 100 anëtarë.
Me këtë rast, kryetari i ShBA Shkëmbi, Mensur Gashi u shpërndau anëtarëve të shoqatës mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e bjeshkatarisë.
Ai gjithashtu prezantoi të arriturat e shoqatës dhe kontributin e dhënë në fushën e bjeshkatarisë.
“Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Shkëmbi” ju falënderon të gjithë juve që për këto pesë vite, ishit pjesë e rrugëtimeve tona gjatë këtyre tre viteve dhe vazhdoni të jeni pjesëmarrës të aktiviteteve tona të shumta, dhjetëra sosh ku pjesëmarrës ishin me mijëra adhurues të natyrës, nga lindja në perëndim e nga veriu ne jug “, ka thënë Gashi, përcjell ORAinfo.
Më pas disa nga anëtarët e ShBA “Shkëmbi” vizituan Qafën të Valbonës që gjendet në lartësi 1812 m/lm.
“Ditëlindje unike, në një vend unik dhe poashtu me njerëz unik, faleminderit shumë, të nderuar dhe privilegjuar që ekzistoni”, është postimi i fundit i ShBA “Shkëmbi” kushtuar ditëllindjes së pestë. /ORAinfo/