SHBA “Shkëmbi” për ditën e Pavarësisë viziton Kosharen dhe Tropojën

11:23 | 17 Shkurt 2020

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste Shkëmbi për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dje ka organizuar ecje në Koshare.

Fillimisht ata kanë bërë homazhe pranë kompleksit memorial në Koshare, për të vazhduar më ecje përgjatë vend-luftimeve të vitit 1998-1998, pasiqë disa nga anëtarët-pjesëmarrësit ishin dhe pjesëmarrës të luftës se fundit ne ato pjesë.

Shoqata vizitoj Kazermen ushtarake në Koshare, dhe fshatin Padesh në brezin kufitar duke kaluar një ditë të mirë në ajër dhe natyrë të pastër siç dhe është misioni i Shoqatës.

Krejt në fund udhëheqësit e shoqatës i falënderuan të gjithë të pranishmit që përzgjedhën shoqatën Shkëmbi dhe këtë vend për të kaluar festën e pavarësisë!

Ky është njoftimi i SHBA Shkëmbi

Me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve në Kompleksin përkujtimor të Kosharës, dhe vizitë Padeshit të Tropojës festuam Pavarësinë e Kosovën.

Shba Shkëmbi u uron 12 vjetorin e Pavarësisë ju anëtare të shoqatës sonë dhe gjithë të tjerët që ishit në këtë ngjarje me rëndësi historike e kombëtare. Faleminderit shumë, e urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja!

Komento: