SHBA shqetësohet për një lëvizje të mundshme bërthamore nga ana e Rusisë

17:46 | 13 March 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon ende.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan i tha CNN të dielën se ndërsa administrata Biden është “e shqetësuar për mundësinë e përshkallëzimit”, në lidhje me qëndrimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, “ne nuk kemi parë asgjë që do të kërkonte nga ne të ndryshonim qëndrimin tonë bërthamor”, përcjell Gazeta Express.

“Ne po e shikojmë këtë jashtëzakonisht nga afër, dhe padyshim, rreziku i përshkallëzimit me një fuqi bërthamore është i rëndë dhe është një lloj konflikti i ndryshëm nga konfliktet e tjera që populli amerikan i ka parë gjatë viteve”, tha Sullivan.

“Dhe presidenti amerikan, Joe Biden, duhet ta marrë këtë jashtëzakonisht seriozisht, edhe pse ne i dyfishojmë përpjekjet tona për t’i mbështetur ukrainasit. Siç janë gjërat sot, Shtetet e Bashkuara nuk e kanë rregulluar qëndrimin bërthamor, por është diçka që ne monitorojmë. ditë pas dite, orë pas ore, sepse është një prioritet kryesor për Presidentin”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se sulmet e forcave ruse në Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë, janë shenjë se Putini “është i frustruar nga fakti se forcat e tij nuk po bëjnë atë lloj përparimi që ai mendonte se do ta bënin kundër qyteteve të mëdha, duke përfshirë Kyivin, se ai po zgjeron numrin e objektivave, se po sulmon dhe se po përpiqet të shkaktojë dëme në çdo pjesë të vendit”.

Sullivan tha se Rusia do të paguajë “çmim të rëndë” nëse përdor armë kimike në Ukrainë.

Ai i tha rrjetit televiziv amerikan CBS Face the Nation se çdo sulm ndaj NATO-s do të pasohej nga një përgjigje të plotë nga aleanca.
Sullivan tha se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me Moskën për ta paralajmëruar kundër çdo lëvizjeje.

“Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë do të ishte një vijë shtesë tronditëse që Putin po e kalon për sa i përket sulmit të tij ndaj ligjit ndërkombëtar dhe normave ndërkombëtare”, tha Sullivan.

Komento: