SHBA-të nuk do t’u lëshojnë viza amerikane personave të cilët janë të përfshirë në raste të korrupsionit në Kosovë

16:34 | 16 May 2019

SHBA e shqetësuar pse asnjë zyrtar i Kosovës nuk u shpall përgjegjës për “Pronto”, vizat italiane, dhe rastin “Toka”.

Ambasada e Amerikës përmes një deklarate për media ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë që nuk po e bën askënd përgjegjës për kri imin e organizuar që ka thënë se është qartësisht prezent në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga bur gi i Dubravës, Toka, Apex dhe në raste të tjera të ngjashme.

Në një deklaratë, kjo ambasadë ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie që mban individët përgjegjës për veprimet e tyre korruptuese.

Ajo ka thënë se si ambasadë po merr hapa për të siguruar që individëve që janë të përfshirë në raste e mëdha të korrupsionit të mos u lëshohen viza për udhëtim në SHBA për biznes apo turizëm.

“Është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të SHBA-ve. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe kri imin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe kri mmin e organizuar që janë qartësisht prezente në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane.

Komento: