SHBA-të kohëve të fundit kanë zënë rolin e Brukselit në dialogun Kosovë – Serbi, shkruajnë mediat serbe.
Zyra diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë, po dërgon mesazhe të qarta në drejtim të udhëheqësve të Kosovës dhe duket qartë se qëllimi i SHBA-ve është të zëvendësojë Brukselin gjithnjë e më pasiv në rolin e ndërmjetësimit në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Novosti, transmeton lajmi. net.
Së këndejmi ka ardhur edhe angazhimi i shtuar i SHBA-ve, që tregohet edhe me emërimin e Filip Riker si Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Riker, një diplomat me përvojë i cili është i vetëdijshëm për situatën në Ballkan, kosniderohet si një njeri që kryen punë, i bëri thirrje Kosovës të heqë taksën mbi mallrat serbe dhe i bëri thirrje Beogradit për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës dhe për ndalimin e saj në pranim për organizata ndërkombëtare.
Por në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk po heq dorë nga lufta e tij kundër pavarësisë së Kosovës.
“Kundër pavarësisë së paligjshme të shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, Serbia po lufton me të gjitha mjetet ligjore. Dhe nuk synojmë të heqim dorë nga plani për të bindur shtetet që e kanë njohur Kosovën që ta tërheqin vendimin e tyre. Nervoziteti në rritje i Kosovës na siguron se jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Daçiq.
Në Beograd dhe në Prishtinë, të enjtën vjen edhe nënsekretari për çështjet politike, David Hale siç ka njoftuar edhe Departamenti i Shtetit për të diskutuar “një mundësi historike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.
Menjëherë pas tij do të vijnë edhe dy këshilltarët kryesorë për politikë të jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, Matthias Leutenberg dhe Jan Hacker.
Kosovën kohët e fundit e vizituan edhe zyrtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA-ve, John Erath dhe Brad Berkley duke përsëritur kërkesën e SHBA-ve për heqje të taksës.
U spekulua gjithashtu për tërheqje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova, por kjo doli të mos jetë e vërtetë.
Sipas asaj që shkruan Novosti duke u thirrur në informacionet e tyre, SHBA-të dëshirojnë që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të kryhet këtë vit. Dhe duke pasur parasysh problemet e brendshme të BE-së, duket qartë se Brukseli nuk ka fuqi për të luajtur rol kyç në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Raportuesi i Parlamentit Europian për Serbinë, David McAlister i cili vizitoi Kosovën dhe Serbinë së fundmi tha se BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë raundin e ardhshëm të dialogut, por që ende nuk është arritur ajo kohë, shkruan në fund Novosti.