SHBA urdhëron largimin e amerikanëve nga Turqia Juglindore për rreziqe të sigurisë

15:15 | 09 Mars 2026
shba-urdheron-largimin-e-amerikaneve-nga-turqia-juglindore-per-rreziqe-te-sigurise

SHBA-të u kërkojnë qytetarëve të largohen nga juglindja e Turqisë, urdhërojnë stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata në Adana

Uashingtoni ka këshilluar stafin jo-thelbësor të largohet nga konsullata e saj pranë qytetit jugor turk të Adanas, pranë një baze kyçe të NATO-s. Ata urdhëruan qytetarët amerikanë të largohen nga “Turqia Juglindore”, thotë ambasada amerikane në Ankara.

“Më 9 mars 2026, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit jo-emergjentë të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të punonjësve të qeverisë amerikane të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë”, tha ajo në X, duke iu referuar një këshille udhëtimi që thoshte: “Amerikanët në Turqinë Juglindore inkurajohen fuqimisht të largohen tani”.

Ndryshe gjatë javës së kaluar një raketë balistike iraniane u fut në hapësirën ajrore turke, duke aktivizuar NATO-n që të reagojë dhe ta rrëzojë raketën. Ishte mbrojtja kundërajrore që u aktivizua dhe e rrëzoi raketën iraniane para se të shkaktonte ndonjë dëm serioz. Ndërkaq edhe sot një raketë e tillë u rrëzua në Turqi, pasi radarët e detektuan duke u futur në hapësirën e saj ajrore. Bëhet fjalë pra për të njëjtin lloj të raketës e cila u shkrep nga Irani, pavarësisht se në rastin e parë Teherani pati deklaruar se nuk kishte shënjestruar Turqinë.

Komento: