Shea: Udhëheqësit e sotëm të Serbisë vazhdojnë shtrembërimin e historisë, këtë e kanë trashëguar nga Millosheviqi

09:08 | 24 March 2025
shea:-udheheqesit-e-sotem-te-serbise-vazhdojne-shtremberimin-e-historise,-kete-e-kane-trasheguar-nga-millosheviqi

Kanë kaluar 26 vjet nga bombardimet e NATO-s dhe Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea thotë se kjo është vërtetë zhgënjyese.

“Shumë nga figurat e qeverisë serbe sot erdhën në jetën politike gjatë epokës nacionaliste të Millosheviqit dhe kanë trashëguar pikëpamjen e tij të shtrembëruar për historinë serbe dhe jugosllave”.

Megjithatë Shea ka një shpresë për të ardhmen.

“Shumë serbë në opozitë dhe në shoqërinë civile e dinë të vërtetën dhe unë nuk i kam hequr shpresat që në të ardhmen të krijohet një komision i përbashkët serbo-kosovar për të vërtetën historike dhe përgjegjësinë. Millosheviqi u padit nga GJNP për krime lufte në Kosovë dhe ky proces mblodhi, gjithashtu, shumë prova. Dhe vetë Vuçiq shkoi në Srebenicë në përvjetorin e korrikut disa vite më parë. Pra, le të ngulmojmë”, tha ai në një intervistë për RTK.

Komento: