Shef i UNMIK-ut thotë se raportet Kosovë-Serbi serish janë të brishta

21:25 | 10 June 2019

Shef i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka prezantuar raportin për punën tremujore të këtij misioni në Kosovë, duke thënë se gjendja në terren dhe raportet Kosovë-Serbi janë serish të brishta.

Ai tha se mbledhja e sotme e KS të OKB-së përkon me Rezolutën 1244 për t’i dhënë fund luftës në Kosovës dhe se gjatë këtyre viteve ka pasur progres në Kosovë.“Mungesa e angazhimit shtesë e palëve mund të kthehet së prapthi, gjë që shpesh edhe ka ndodhur.

Angazhime produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur që nga vjeshta e viti 2018. Vendosja e taksës 100 për qind nga Prishtina për mallrat serbe dhe atyre nga Bosnja ende vazhdon pavarësisht thirrjes për heqjen e saj. Beogradi ka qëndrim për heqjen e taksës si kusht për vazhdimin e bisedimeve të mbështetura nga BE-ja.

Udhëheqësit e Prishtinës po ashtu kanë pasur kushte”, tha Tanin. Ai kërkoi nga udhëheqësit e ‘të gjitha palëve të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre, që gjendjen komplekse ta drejtojnë larg nga përshkallëzimi serioz, pa kërcënime dhe ultimatume’.

Komento: