Shefi i AKI-së në raportim për hapjen e kasafortës në Presidencë

10:45 | 09 Dhjetor 2020

Shefi i AKI-së raporton para Komisionit parlamentar.

Pak minuta më parë ka filluar raportimin para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, shefi i këtij institucioni Kreshnik Gashi.

Raportimi i tij ka të bëj në lidhje me hapjen e kasafortës në Presidencë.

Raportimi i shefit të AKI-së, si zakonisht bëhet pa praninë e medive. Me ndihmën e IT së Presidencës këtu po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara.

Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.

Pas përfundimit raportimit nga Gashi, pritet që kryetari i Komisionit, Fatmir Xhelili të deklarohet për medie.

Ndryshe Gashi ka raportuar edhe javëne kaluar në lidhje me situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Komento: