Shefi i asamblistëve të LDK-së në Malishevë për projektin e ujit të pijes: Qytetarët nuk e meritojnë këtë injorim nga Qeveria

08:55 | 10 Korrik 2024
shefi-i-asamblisteve-te-ldk-se-ne-malisheve-per-projektin-e-ujit-te-pijes:-qytetaret-nuk-e-meritojne-kete-injorim-nga-qeveria


Shefi i asamblistëve të LDK-së në Malishevë, Argjend Thaçi, për FrontOnline, thotë se arsyea e mos nënshkrimit të letrës së garancisë nga ana e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë, po ndodhë për shkak të neglizhencës nga këto institucione qendrore.

‘’Arsyeja e mos nënshkrimit të letrës së garancisë nga ana e Ministrisë së Financave ndodh për faktin e neglizhencës së Qeverisë së Republikës së Kosovës që po u bënë vazhdimisht komunave të Republikës së Kosovës e në këtë rast edhe komunës së Malishevës Komuna e Malishevës edhe për kundër sigurimit të mjeteve financiare përmes një kredie të butë për realizimin e projektit të sistemit të ujit të pijes nga liqeni i Radoniqit, por për realizimin e kësaj kredie procedurat ligjore kërkojnë që të ketë garanci nga ministria e financave e që një gjë të të tillë nuk po e bon ministria’’ thotë ai.

Thaçi, potencon se aplikimet e kredive të tilla, nuk ndikojnë në planifikimet buxhetore të komunës, duke potencuar se Komuna e Malishevës, ka buxhet kapital për një vit prej 5 milion euro.

 ‘’Forma të tilla të aplikimit të kredive bëjnë të gjitha komunat të cilat gjejnë donatorë për kthim të kredisë afatgjate gjë që nuk do të ndikonte në planifikimet buxhetore të komunës. Aktualisht pa këtë formë të kredisë ose përkrahjes së qeveris është e pamundshme me buxhet vetanak të komunës realizimi i këtij projekti, sepse për investime kapitale buxhetin total vjetor komuna e jonë e ka 5 milion euro’’ thekson ai.

Thaçi, thotë se qytetarët e Malishevës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga ana e Qeverisë.

‘’Pa dyshim që qytetarët e komunës së Malishevës nuk e meritojnë një trajtim të tillë nga ana e qeveris sepse edhe qytetarët e komunës sonë janë taksapagues të çdo lloj takse sikurse të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës’’ tha ai për FrontOnline.

Komento: