Shefi i BE-së në Kosovë: Rugova do të mbahet mend gjithmonë si njeri i përkushtuar ndaj paqes

11:59 | 21 Janar 2024
shefi-i-be-se-ne-kosove:-rugova-do-te-mbahet-mend-gjithmone-si-njeri-i-perkushtuar-ndaj-paqes

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Szunyog theksoi se Rugova do të mbahet mend si njeri i përkushtuar ndaj paqes.

“Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes”, ka shkruar Szunyog në platformën X.

Komento: