
Shefi i misionit të Eulex në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka rikthyer në vëmendje çështjen e pronësisë së Manastirit të Deçanit.
Duke folur për vendimin e vitit 2016-të, Barbano ka shkruar në profilin e tij në platformën X, se vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit.
“Vënia në pikëpyetje e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve gjyqësore minon pavarësinë e gjyqësorit, duke gërryer shtetin e së drejtës. Vendimi i vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit, është i detyrueshëm për të gjithë personat dhe institucionet, pa përjashtim”, ka shkruar shefi i misionit të Eulex në Kosovë.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese në vitin 2016-të kishte vendosur në favor të Manastirit, duke konfirmuar se Manastiri i Deçanit është pronar i 24 hektarëve tokë dhe pyll.
Questioning Constitutional Court and judicial decisions undermines judicial independence, eroding the rule of law. The 2016 decision on the @DecaniMonastery land is binding on all persons and institutions, without exception.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) February 28, 2024