
Serbia sot po voton.
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark, ka deklaruar se qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë po vijon pa vonesa dhe pa ndonjë incident.
Wigermark tha se situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare, nga Njësia e Specializuar policore e EULEX-it , si dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.
“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të
Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, shkroi ai në Twitter.
Ndryshe shumë serbë janë nisur sot drejt Serbisë për të votuar në zgjedhjet presidencial dhe parlamentare.
E presidenti aktual i Serbisë, njëherësh kandidat për Serbinë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se zgjedhjet nuk janë lojë dhe se shteti nuk është lodër.
E pavarësisht se iu është bërë thirrje të dalin në votime, shumë shqiptarëve sot iu pamundësua votimit.