
Arrestimi i 48 i policëve, Haxhimustafa nga IPK: Ka elemente të krimit të organizuar.
Aksioni i sotëm i koduar me emrin “Pika”, rezultoi me arrestimin 48 zyrtarëve policorë.
Në lidhje me këtë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur Bardhyl Haxhimustafa, udhëheqës i Divizionit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Inspektoriatin Policor të Kosovës.
Ai tha se në raste të tilla, veprohet në mënyra të ndryshme, ndonjëherë në grup, e ndonjëherë individualisht.
“Kemi raste të ndryshme, kur vepron një zyrtar policor, kemi kur në grup ose në prezencës e disa kolegëve përfiton vetëm një zyrtarë policorë, të tjerët jo, por duke marrë parasysh se janë zyrtarë policorë, kanë obligim që të lajmërohet vepra penale, atëherë e bartin edhe përgjegjësinë penale, poashtu edhe atë administrative në lidhje me këtë çështje”, tha ai.
Haxhimustafa u shpreh se ky rast, ka edhe elemente të krimit të organizuar, përcjell Klankosova.tv.
“Vet fakti që fillon dhe përfundon me Prokurorinë Speciale, vet fakti që në inspektorat, hetimi fillon pranë divizionit përkatës, mendimi im është që kemi elemente të një krimi të organizuar”, u shpreh tutje ai.