Shefi i inteligjencës zbulon qëllimin final të Putinit kundër Ukrainës

17:04 | 27 March 2022

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, thotë se Rusia po përpiqet të “krijojë Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, raporton BBC.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të zbatojë atë që ai e quan “skenari korean” në Ukrainë, pasi nuk arriti të marrë kryeqytetin dhe të rrëzojë qeverinë legjitime.

Kyrylo Budanov thotë se prioritetet e Vladimir Putinit janë lindja dhe jugu i Ukrainës, pasi ofensiva e tij ka ngecur në masë të madhe.

Nëse ai është në gjendje të lidhë atë territor, ai thotë se Putini më pas do të përpiqet të krijojë një vijë demarkacioni që ndan atë zonë nga pjesa tjetër e Ukrainës – pak si pas luftës së Koresë.

Komento: