Shefi i Kabinetit të Konjufcës thotë se në Manastirin e Banjskës është kapur arsenal armësh

18:20 | 24 Shtator 2023
shefi-i-kabinetit-te-konjufces-thote-se-ne-manastirin-e-banjskes-eshte-kapur-arsenal-armesh

Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës.

”Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjendja në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.

Një polic është vrarë të dielën, teksa një polic tjetër është plagosur.

Por ka të vrarë edhe nga grupi i sulmuesve.

Komento: