Shefi i Kabinetit të Osmanit: Strategjia e Vuçiqit dështoi, Policia e Kosovës do operojë në gjithë territorin

00:05 | 29 Dhjetor 2022

Shefi i Kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se strategjia e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dështuar edhe Policia e Kosovës do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës.

“Strategjia e Vuçiqit për të ushtruar lëshime përmes qasjes “përshkallëzoj në de-përshkallëzim” dështoi dhe dështoi. Policia e Kosovës, do të vazhdojë të operojë në të gjithë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe veriun”, ka shkruar Vela, i cili beson se heqja e barrikadave do të ndodhë pashmangshëm.

“Tani do të ndodhë e pashmangshmja, heqja e barrikadave dhe liria e lëvizjes do të mbizotërojë”, ka shtuar Vela.

Komento: