Shefi i Kabinetit të Presidentit thotë se roli i SHBA-së, vendimtar për zgjidhjen e dialogut

12:16 | 03 May 2019

Kosova dhe Serbia janë duke u bërë gati për një marrëveshje finale mes dy shteteve.

Shefi i Kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, flet për gazetën “Shekulli”. Bekim Çollaku, tregon prapaskenat e takimit të Berlinit. Çfarë u vendos atje, si dhe shpjegon qëndrimin e tij në lidhje me deklaratat publike të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Takimi i Berlinit pati si temë qendrore ecurinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Gjermani ka kërkuar një prezencë më të madhe të saj në këtë çështje. Ajo që preokupon më shumë është çështja e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës kundër mallrave Serbe dhe Boshnjake. Për këtë çështje ka pasur edhe një debat në Berlin.

Sipas një interviste që ka dhënë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, rezulton se Kryeministri Shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ti kenë kërkuar Haradinajt në sytë e Merkleit dhe Macron që të pezullojë taksën kundër Serbisë dhe Bosnjës.

Shefi i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku. Çollaku nuk është dakord për mënyrën se si e ka trajtuar në publik Kryeministri Haradinaj këtë çështje. Sipas tij, bisedat in formale nuk duhen bërë publike.

Komento: