Shefi i ligës italiane paraljmëron se Serie A është buzë kolapsit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shefi i ligës italiane paraljmëron se Serie A është buzë kolapsit

09:57 | 27 Tetor 2020

Serie A buzë kolapsit, paralajmëron shefi i ligës italiane.

Presidenti i Serie A, Paolo Dal Pino, e ka paralajmëruar qeverinë e Italisë se futbolli italian është buzë kolapsit, për shkak se tifozët nuk do të lejohen nëpër stadiume përsëri, pas kufizimeve të reja të koronavirusit.

Deri në 1.000 tifozë u lejuan ta përcjellin ndeshjen nga stadiumet e Serie A në javët e fundit, që prej se kufizimet u lehtësuan në shtator, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pas rritjes së rasteve me Covid-19, presidenti i Italisë Giuseppe Conte ka vendosur kufizime më të ashpra në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë.

Kafenetë dhe restorantet detyrohen të mbyllen në orën 18:00 çdo mbrëmje, derisa qendrat sportive dhe palestrat ngelin të mbyllura deri më 24 nëntor.

Sporti profesionist është lejuar të vazhdojë por duhet patjetër të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadiume, që nënkupton se ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Romës të hënën mbrëma u zhvilluar në stadium të zbrazët.

Edhe ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Barcelonës në Torino do të luhet pa tifozë.

Dal Pino thotë se e kupton nevojën për ta ruajtur shëndetin e publikut, por e ka vënë në pikëpyetje ashpërsinë e kufizimeve dhe pyet veten nëse qeverisë i bën për dëmin që po ia shkakton industrisë së futbollit.

“Shpresoj se qeveria e kupton vlerën e futbollit si një industri, përtej çfarëdo demagogjie të cekët”, tha Pino.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse jemi buzë kolapsit dhe kam frikë se ekonomia e vendit do ta paguajë shtrenjtë çdo kufizim të ashpër që është vendosur. Shëndeti është parësor, por me rëndësi është që gjërat të bëhen në mënyrë të drejtë. Efektet anësore të kufizimeve të fundit i prekin shumë sektorë, përfshirë tonin, sepse ne i kemi humbur 600 milionë euro më 2020 nga mbyllja e stadiumeve”, tregoi ai.

Komento: